Werder Bremen 0-1 Bayern Munich, nota e Rashicës dhe të tjerëve

Bayern Munich është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të tetë me radhë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 32-të.

Sport

16/06/2020 22:43

Në minutën e 43’, Robert Lewandowski realizoi pas një asistimi të pranuar nga Jerome Boateng, për 0-1, gol që në fund doli të ishte vendimtar.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, në këtë ndeshje u paraqit për 62’ minuta.

Sofascore, paraqitjen e Rashicës e ka vlerësuar me notë 6.3.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në ndeshjen Werder Bremen 0-1 Bayern Munich./Lajmi.net/