Vrasja e policit, Afrim Bunjaku – Të hënë Ditë Zie në Kosovë

Të hënën do të jetë Ditë Zie në Kosovë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku të dielën në veri. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidentes në një njoftim dërguar mediave. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023,…

Lajme

24/09/2023 21:20

Të hënën do të jetë Ditë Zie në Kosovë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku të dielën në veri.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidentes në një njoftim dërguar mediave.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.