Votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, rezultati në Deçan

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kushtet dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajme

26/10/2021 16:27

Në komunën e Deçanit më së shumti vota për kryetar mori Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.  Gjithsej ai mori 127 vota.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje mori 35 vota, teksa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga votat me kusht dhe të atyre me aftësi të kufizuara mori 23 vota.

Ndërkohë, Ardiana Qorraj, kandidate e PDK-së mori vetëm 5 vota në Deçan.

Për sa i përket votave për asamble komunale, AAK-ja mori 105 vota, LDK-ja 37 vota, LVV-ja 19 vota dhe PDK-ja 9 vota.