Vokalisti i grupit Aurora udhëheqë Divizionin për Komunikim te Bajram Gecaj

Pak para ndërrimit të Qeverisë, Ministria e Amdmistrmit të Pushtetit Lokal ia ka ndërruar pozitën e punës Yll Valles, vokalistit të Grupit Aurora i cili kishte aderuar në LDK.

Lajme

26/08/2017 18:14

Vokalisti i Grupit Aurora që kishte aderuar në LDK, së bashku me kolegun e tij, Nazmi Sfishta- Nazi, por ky i fundit më pas kishte dhënë dorëheqje nga ministria. Valla është emëruar “Udhëheqës i Divizion për Komunikim”, në konkursin e shpallur nga MAPL-ja, shkruan lajmi.net.

Në këtë pozitë në bazë të një konkursi të brendshëm që ka të bëjë me ngritje në karrierë është pranuar javën e kaluar.

Zv. ministër në detyrë në këtë ministri është Bajram Gecaj i LDK-së.

Në fillim të vitit 2016, Valla ishte emëruar në këtë ministri si Udhëheqës i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave. Këtë pozitë e ka zënë Shkelqim Jakupi./Lajmi.net/