Vlerësim akademik për figurën e Isa Boletinit (Video)

Isa Boletini ishte një figurat kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për liri dhe pavarësi të trojeve shqiptare. Veprimtaria e tij, përveç përmasave kombëtare, ishte e përfshirë edhe në ato ndërkombëtare.

Lajme

05/06/2015 12:22

Kështu u vlerësuar figura e Heroit Kombëtare Isa Boletini në një konferencë të mbajtur sot në Prishtinë, me titull “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”.

Në këtë konferencë e cila u organizua nga Instituti i Historisë së Kosovës, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit Kadri Vesli, morën pjesë historian akademikë dhe përfaqësues të institucioneve  shtetërore.

Akademik Pajazit Nushi i cili në këtë konferencë u paraqit me punimin “Isa Boletini dhe tematizmi enciklopedik i jetës dhe veprimtarisë së tij”, tha se Isamil Qemali së bashku me Isa Boletinin kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimin e historisë së Europës Juglindore.

“Ismail Qemali së bashku me Isa Boletinin kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimin e historisë së Europës Juglindore dhe më këtë edhe veprimtaria e Isa Boletinin ka përmasë ndërkombëtare. Në tekstet enciklopedike të Britanisë së Madhe, të enciklopedisë islame, ruse, kroate etj, veprimtaria e Isa Boletinit është përfshirë jo vetëm në përmasën kombëtare shqiptare, por edhe për nga rëndësia e kësaj veprimtarie për Europën Juglindore e më gjerë”, tha Nushi, transmeton lajmi.net.

Konferenca për Isa Boletinin 2

Ai po ashtu tha se ka pasur shkrime në enciklopedi të ndryshime që për figurën e Isa Boletinit ka paragjykuar, duke e bërë atë bashkëpunues më mbretërinë e Malit të Zi dhe Jugosllavisë.

Kurse profesor Proletar Hasani, i cili paraqiti punimin “Dimensioni ushtarak i Isa Boletinit”, tha se ai edhe pse nuk kishte ndonjë karrierë ushtarake të mirëfilltë u shqua si organizator dhe lider ushtarak.

“Ndonëse nuk ishte aspak ushtarak i mirëfilltë i karrierës, ky dimension përfshinë cilësitë e tij prej prijësi dhe lideri ushtarak të lindur, natyrisht me dukurit dhe të veçantat e veta”.

“Ai u shqua si organizatorë dhe udhëheqës i përmasave të mëdha në kryengritjen shqiptare kundër osmanëve në vitet 190-1912”, tha Hasani.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli. Ai në fjalimin e tij tha se Isa Boletini jetoi në periudhën e kthesave të mëdha historike.

“Isa Boletini jetoi dhe veproi në një periudhë dramatike të historisë tonë kombëtare. Ishte periudhë e kthesave të mëdha historike. Sundimi shekullor osman po kalonte në vitet e fundit të tij dhe shqiptarët po përballeshin me një sfidë radikale, ose do të dilnin nga ky sundim si një komb i formuar dhe me aftësi shtetformuese ose rrezikonin një shpërbërje kolektive si etni dhe shpërbërje nga territori i tyre etnik”, tha Veseli.

Kurse ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), i cili njëherë është edhe kryetar i Këshillit organizativ për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, tha rrugëtimi i eshtrave të Isa Boletinit tregon rrugëtimin e popullit shqiptarë për liri dhe pavarësi.

“Është e vërtet se eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit rrugëtuan një kohë të gjatë, por ja që përfundimisht ai do të prehet i qetë në vendlindjen e tij, në Boletin të Kosovës. Rrugëtimi i gjatë i eshtrave të tij në një mënyrë pasqyron edhe sakrificën dhe udhëtimin e gjatë që pati popull ynë në luftën shekullore për liri dhe pavarësi”, tha Demolli.

Në këtë konferencë pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.

Ndryshe rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit do të bëhet me 10 qershor në Boletin të Mitrovicës.

YouTube player