Vitali Klitschko fiton betejën për të parin e Kievit

Ish kampioni botëror në boks në kategorinë e rëndë, Vitali Klitschko, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i partisë ukrainase UDAR, është inaguruar sot në postin e prefektit të kryeqytetit Kiev të Ukrainës. 

Bota

05/06/2014 22:43

Në fjalimin e tij në Asamblenë e qytetit, Klitschko ka premtuar “tolerancë zero për korrupsion”.

Gjatë protestave për Bashkimin Evropian, të cilat çuan në përmbysjen e presidentit të atëhershëm të Ukrainës, Viktor Yanukovich, në muajin shkurt të këtij viti, Klitschko, i cili është lider i partisë UDAR (Goditja) u paraqit si njëri nga liderët më me ndikim në Ukrainë, raporton REL.

Në zgjedhjet për prefekt të Kievit, që u mbajtën të njëjtën ditë kur edhe zgjedhjet presidenciale, më 25 maj, ai fitoi afro 57 për qind të votave.