Vikend i frikshëm: Edhe Gjermania redukton stafin diplomatik në Ukrainë

Gjermania do të mbajë hapur ambasadën e saj në Kiev, por me staf të reduktuar diplomatik.

Bota

12/02/2022 17:22

Kështu ka deklaruar sot ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, shkruan lajmi.net.

“Kam vendosur të përforcoj më tej masat e parandalimit të krizës që tashmë janë marrë”, tha Baerbock në një postim në Twitter nga Ministria Gjermane.

“Konsullata jonë e Përgjithshme në Donetsk, me qendër në Dnipro që nga viti 2014, po zhvendoshet përkohësisht në Lviv”, tha ajo.

Zyra lëshoi gjithashtu një paralajmërim udhëtimi për në Ukrainë të shtunën dhe u kërkoi shtetasve gjermanë në Ukrainë që të konsideronin largimin nga vendi. /Lajmi.net/