Vicenzo Montella trajner i Italisë?

Vicenzo Montella nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të kombëtares së Italisë.

Sport

27/11/2017 17:53

Trajneri italian është shkarkuar nga Milani gjatë ditës së sotme, pas një serie aspak të mirë te skuadra rossonere.

Gjatë një prononcimi për ‘Premium Sport’, Montella është pyetur nëse do t’i pëlqente të drejtonte Italinë, e cila është pa trajner pas largimit të Gian Piero Venturas.

“A do të më pëlqente për të trajnuar ekipin kombëtar? Më lejoni të kem ca kohë për veten time”, ka thënë fillimisht Montella për Premium Sport.

“Unë nuk kam pasur kohë të lirë për vite me radhë. Tani kam shumë kohë”, përfundoi trajneri italian./Lajmi.net/