Vezë të pjekura në furrë (Foto)

Përbërësit:

Lifestyle

26/02/2017 14:26

100 ml ajkë
e thartë (shmant, pavllakë, salcë kosi)

1 vezë

Pak majdanoz

50 gr djath kaçkavall
në rende

1 lugë e vogël prezle
(thërrime buke)

1 lugë e vogël margarinë

 

Përgatitja:

  1. Në një enë të vogël zjarr-rezistuese, lyejmë me pak margarinë dhe qesim ajkën e thartë.
  2. Mbi të thyejmë vezën (nëse përdorni sasi më të madhe, ena le të jetë më e gjerë, dhe vezët thyhen sa më larg njëra tjetrës, duke mos u shpërndarë).
  3. Pastaj qesim magdanoz të freskët të grirë, kaçkavall të grirë në rende si dhe pak prezle.
  4. Përsipër gjithashtu qesim dhe pak katrorë margarinë nëpër sipërfaqe.
  5. Pjekim në 220 gradë për 10-12 minuta ose derisa e bardha e vezës të piqet mjaftueshëm kurse e verdha të mbetet paksa e butë.
  6. Servojmë me bukë të thekur, ose sipas dëshirës. /Kuzhinashqiptare/
  7. fdnds