Veshja e Arbana Osmanit sonte në finale kushton gati sa një veturë

Moderatorja, Arbana Osmani si çdo natë tjetër të prezantimit të "Big Brother", edhe sonte po shkëlqen.

ShowBiz

18/02/2022 22:01

Ajo ka zgjedhur një kostum me ngjyrë të kuqe i cili i rri shumë bukur, shkruan lajmi.net.

Në dekoltënë e jakës së hapur të xhaketës nga mëndafshi, moderatorja mban një qafore nga “Roberto Coin” që arrin shifrën e mbi 10,000 dollarë.

Arbana, kostumin e kuq e ka të dizajnuar nga marka “Alexander McQueen” që arrin çmimin mbi 5,000 dollarë.

Ndryshe, sonte po mbahet finalja e madhe për përzgjedhjen e fituesit të “Big Brother VIP Albania”. Kujtojmë se, finalistë janë, Beniada, Einxhel, Donald dhe Ilir./Lajmi.net/