Vendi më i lumtur i botës

Deri tani Danimarka është njohur si vendi më i lumtur në botë, por siç duket tani kjo ka ndryshuar. Lexoni cili është vendi më i lumtur në botë tani.

Fun

19/09/2014 22:42

Një studim i ri sugjeron se danezët nuk janë më njerëzit më të lumtur në botë. Siç duket vendin e Danimarkës e ka zënë Panamaja.

Për disa vite na është thënë se Danimarka kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë. Por, rastësisht duket se tani është një kryesues i ri në listë: Panama.

Një studim i bërë nga ‘Gallup and Healthways Global’ raporton se vendi i Amerikës Qendrore tani ka popullatën më pozitive në botë, transmeton Lajmi.net.

Studimi ishte bërë në bazë të një pyetësori të krijuar, ku 133,000 njerëz nga 135 vende ishin pyetur për jetesën e tyre të ndarë në katër kategori: kushtet financiare, sociale, jetën në komunitet dhe shëndetin fizik. 

Panamaja kryesonte për kushtet më të mira të kësaj kategorie, duke e lënë shtetin fqinjë, Kosta Rikën, në vendin e dytë për nga lista e vendeve më të lumtura në botë, transmeton Lajmi.net.

Por çfarë i bën këta njerëz në Panama kaq të kënaqur?

Mendohet se kjo është për shkak të faktit se vendi ka një ekonomi të lulëzuar dhe ka ruajtur vlerat tradicionale.

“Lidhjet familjare janë shumë të forta këtu, dhe të dielave të gjithë bashkohen dhe qëndrojnë së bashku”, thotë Laura Montenegro, studiuese.

Në Panama ka një peizazh shumë të bukur dhe madje edhe nëpër qytete në Panama ju nuk djeheni shumë larg nga natyra. Panamaja ka një ekonomi që lulëzon dhe ka stabilitet financiar.

Kur kriza financiare goditi botën, Panamaja doli shumë mirë nga kjo krizë pasi që bankat atje kishin qenë shumë të kujdesshme.

Ndoshta çuditeni, por po, Panamaja është shumë para Britanisë së Madhe, e cila është në vendin e 76-të në listë – kjo më shumë për shkak se britanezët nuk e pëlqejnë punën e tyre.

“Edhe pse britanezët janë të fortë në mirëqenien financiare, ata janë të dobët në të qenurit mirë dhe të lumtur”, thotë në fund studimi.