Vëllezrit që nuk flisnin kurrë me njëri tjetrin, bëhen bashkë pas masakrës që ndodhi në shkollë

Jo të gjithë gëzojnë raporte të mira me vëllezrit apo motrat, por kur ndodhë një fatkeqësi, gjërat ndryshojnë plotësisht.

Lifestyle

06/03/2018 12:52

Kjo ju ka ndodhur dy vëllezërve të cilat kanë shpëtuar nga një masakër në Floridë, raporton ntd, transmeton lajmi.net

Mesazhet që janë përcjellur mes vëllezërve në masakrën që ndodhi në shkollë janë bërë hit nëpër rrjetet sociale.

Me 14 shkurt, 18 vjeçari Sam Zeif sapo kishte përfunduar testin e matematikës kur dëgjoi 7-8 gjuajtje me armë nga një ish student i cili kishte hyrë duke hapur zjarr ndaj nxënësve.

Ai tha për Inside Edition se mësuesi u kishte thënë që të qëndrojnë pa zhurmë dhe të fshihen poshtë bankave në klasë. Ai ishte momenti kur mendoi për vëllain e vogël, Matthew Zeif.

Pas dhjetë minutave qëndrimi fshehur në dysheme, kuptoi se vëllai i tij ishte në katin e tretë. ”Mendova se vëllai im mund të mos jetë mirë, kështu që i shkruajta”, tha Zeif.

‘A je mirë?’ Zeif i kishte shkruar Matthew.
”Me shpresë. Vetëm ta dish që të dua,” ia kishte kthyer Matthew.
”Të dua dhe unë,” shkruajti Zeif.

Matthew ishte nxënësi i fundit që mësuesi kishte arritur ta shpëtojë, ngase ishte vrarë nga plumbat.

Më pas, të dy vëllezrit pasi shpëtuan shkuan në terapi. Ata ishin më të bashkuar se kurrë. /Lajmi.net/