Vegla e re që ndihmon në kapjen e abuzuesve të fëmijëve

Baza e të dhënave është krijuar për të ndihmuar hetuesit të përballen me sasi të madhe të imazheve të kapura gjatë abuzimeve të fëmijëve. Forcat në SHBA, Britani të Madhe, Kanada, Zelandë të Re dhe Australi po ndihmojnë që të testojnë bazën e të dhënave. Gjetja e viktimave I quajtur projekti “VIC”, puna në arkiv…

Auto & Tek

24/03/2014 19:47

Baza e të dhënave është krijuar për të ndihmuar hetuesit të përballen me sasi të madhe të imazheve të kapura gjatë abuzimeve të fëmijëve.

Forcat në SHBA, Britani të Madhe, Kanada, Zelandë të Re dhe Australi po ndihmojnë që të testojnë bazën e të dhënave.

Gjetja e viktimave

I quajtur projekti “VIC”, puna në arkiv është duke u koordinuar nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Qendrës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar.

James Cole, një menaxher kombëtar programimi në Sigurinë Kombëtare, tha se projekti për nga realizimi u rrit dhe dyfishoi përpjekjet për të hetuar abuzuesit.

Ky problem ishte veçanërisht i mprehtë në SHBA, ku kishte dhjetëra mijëra forca të policisë lokale dhe juridiksionit mbi disa krime të përbashkëta në të gjithë agjencitë lokale, shtetërore dhe federale.

Abuzuesit zakonisht mbledhin koleksione të mëdha të imazheve dhe videove.

Gjetja e imazheve unike shumë shpejt do të ndihmojë policinë dhe agjencitë e tjera të përqendrohen në viktimat dhe materialet që kurrë nuk ishin më parë, tha Cole.

Projekti ka për qëllim që të krijojë një databazë kompjuterike, për të shpëtuar fëmijët e abuzuar dhe për të zbuluar të gjitha informatat që lidhen së bashku, tha ai.

Për fat të keq, shtoi ai, ka pasur edhe raste në të cilat hetuesit kishin bërë përparime të vogla dhe kishin pasur mundësi vetëm ti shikojnë viktimat e abuzimit duke u rritur.

Për këtë qëllim, ky projekt teknologjik është duke u zhvilluar që të kapen më lehtë abuzuesit e fëmijëve dhe të zvogëlohen rastet e abuzimit në të ardhmen.