Vala Superliga, 4 super-sfida në mesjavë

Java e shtatë në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në mesjavë.

Sport

25/09/2017 15:02

Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën ku në Prizren do të takohet Liria me Drenicën.

Ndërkohë në ndeshjet tjera të ditës së mërkurë takohen Prishtina me Feronikelin, Trepça ’89 me Llapin, Vëllaznimi pret Besën në derbin e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa Flamurtari dhe Vllaznia përballen në kryeqytet.

Derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit është vendosur të luhet ditën e enjte me fillim nga ora 15:30.

E mërkurë, 27 shtator
Liria – Drenica (13:30)
Prishtina – Feronikeli (15:30)
Trepça’89 – Llapi (15:30)
Vëllaznimi – Besa (15:30)
Flamurtari – Vllaznia (15:30)

E enjte, 28 shtator
Drita – Gjilani (15:30)