Vala Superliga e Kosovës bëhet lajm sensacional në Itali

Vala Superliga e Kosovës është bërë lajm sensacional nga media e njohur italiane, ‘Tuttomercatoweb’.

Sport

20/02/2017 17:10

Kësaj here, kampionati i Kosovës nuk është lajm për terrenet jo të mira dhe stadiumet që janë larg standardeve të Evropës.

Gara për titull që do të zhvillohet në pjesën e dytë të sezonit mes katër skuadrave, ka tërhequr vëmendjen e media së njohur italiane.

“Kampionatet në Evropë: Kosovë, katër skuadra në luftë për titull”, shkruan ‘Tuttomercatoweb’, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se pranvera pritet të jetë e “nxehtë” në Superligën e Kosovës në luftën për mbijetesë, kur Trepça 89 me 39 pikë do të kërkoj të ruaj kreun deri në fund të sezonit, por pas tyre renditen Llapi me 36 pikë, Prishtina me 35 dhe Feronikeli me 33.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.