Ushtari amerikan e bën me shtëpi qenin e pastrehë që e shoqëroi në Kosovë

Një qen i pastrehë që shoqëroi ushtarët amerikanë në Kosovë, tani do të ketë një shans për të jetuar një jetë komode në Amerikë me një nga ata ushtarë.

Lajme

13/04/2022 09:54

Raca e përzier trevjeçare u bë si familja e rreshterit K. dhe njësisë së tij të ushtrisë në Kosovë vitin e kaluar, pasi e gjetën atë duke kërkuar ushqim rreth bazës së tyre, transmeton Klankosova.tv.

Vizitat e tij të përditshme u bënë shpejt pika kryesore e ditës së tyre, duke u dhënë ngushëllim atyre që ishin larg shtëpisë.

Ushtari u lidh me qenin që e quajti Duka dhe donte ta çonte në një jetë më të mirë, jashtë rrezikut.

Stafi i shoqatës bamirëse “Paws of War” me bazë në Nju Jork premtoi të ndihmonte, kështu që Duka dhe rreshteri mund të ishin sërish bashkë.

Por, përpara se Duka ishte gati që të bëhej me shtëpi të përhershme në ShBA, ai ndaloi së shfaquri në bazë.

Ushtarët e kërkuan për disa ditë, por, pastaj e gjetën me gjakderdhje të rëndë dhe ishte shumë i dehidratuar.

“Paws of War” dërgoi një ekip veteriner urgjent për të shpëtuar jetën e Dukës.

Kjo organizatë nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar në mbulimin e kostos së fluturimit të Duke në SHBA, si dhe kujdesin e tij mjekësor gjatë gjithë jetës.

“Ne jemi të lumtur t’i ndihmojmë ata me këtë mision dhe shpresojmë që shumë njerëz në komunitet do të dëshirojnë ta mbështesin gjithashtu. Ne nuk mund ta bëjmë pa mbështetjen e tyre.”