Ushtarët amerikanë kanë përjetuar ndjenjë të “djegies” pasi kanë hapur një zarf

Njëmbëdhjetë persona nuk janë ndjerë mirë dhe tre janë dërguar në spital, pasi kanë hapur një zarf me përmbajtje të një “substance të panjohur”, në një bazë ushtarake amerikane jashtë Uashingtonit, kanë njoftuar autoritetet.

Bota

28/02/2018 07:34

“Kemi pranuar një zarf me një substancë të panjohur”, në bazën e përbashkët të marinës amerikane dhe asaj të Myer-Henderson Hall në Arlington të Virxhinias.

Po ashtu është thënë se personeli menjëherë ka marr masa parandaluese.

CNN ka raportuar se një kolonel, një ushtar dhe një rreshter i armëve janë ankuar për një ndjenjë të “djegies”, në duart dhe fytyrën e tyre, pasi kanë hapur letrën.

Zyrtarët e bazës “janë duke u koordinuar me ekipet lokale HAZMAT dhe FBI-në”, kanë thënë nga seksioni i marinës.

“Shtatë pjesëtarë janë duke marrë trajtim si shkak i incidentit”, kanë njoftuar ata.

Sipas tyre është ende herët për të deklaruar nëse incidenti mund të konsiderohet si sulm terrorist.