Ushqyerja me gji parandalon shumë sëmundje edhe tek nënat

Si një nënë e re ju do të vendosni se si ta ushqeni fëmijën tuaj.

Lifestyle

03/10/2018 23:04

Kjo është një nga zgjedhjet e para prindërore që do të bëni dhe e dini se sa e shëndetshme është ushqyerja me gji për foshnjën tuaj, njofton Klan Kosova.

Por a e dini se çfarë do të thotë kjo për shëndetin e nënave?

Jo vetëm që ushqyerja me gji ndihmon që frymëmarrja juaj të normalizohet pas lindjes, por ajo mund t’iu mbrojë edhe nga sëmundje të caktuara shumë kohë pas lindjes së fëmijës tuaj.

Gratë që i ushqejnë fëmijët me gji janë të rrezikuara më pak ndaj kacereve të caktuara nëse krahasohen me gratë që nuk e bëjnë këtë.

“Ka ende shumë nëna që nuk janë të vetëdijshme për këtë efekt mbi shëndetin e tyre”, thotë studiuesja e shëndetit të grave, Eleanor Schwarz, në një Universitet të Kalifornisë.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon ushqim ekskluziv me gji për gjashtë muaj dhe të vazhdojë ajo për një vit apo më shumë, varësisht si dëshirojnë nëna dhe foshnja.

Mirëpo pavarësisht këtyre përfitimeve shëndetësore, ka shumë gra që për çfarëdo arsye bëjnë një zgjedhje që i kushtëzohet edhe nga faktorë të tjerë.

Por, ndërsa peshoni mundësitë tuaja, merrni parasysh këto përfitime të ushqyerjes me gji.