USB-ja e Intel, një kompjuter me Windows 8.1

Compute Stick e Intel është një kompjuter i tërë i futur në një pajisje të vogël HDMI të cilën mund ta mbani në xhep.

Auto & Tek

28/04/2015 17:41

USB-të kanë përparuar aq shumë sa që tani janë transformuar në pajisje PC me Windows 8.1.

Për çfarë duhet kjo USB? Dëshironi të shfletoni internetin në televizionin 65 inç në dhomën tuaj? Ju mund ta bëni këtë përmes kësaj USB-je. Jeni duke qëndruar në një hotel dhe dëshironi ta transformoni televizionin në një PC? Sigurisht, ju mund ta bëni këtë me Compute Stick.

intel-compute-stick-2

Compute Stick ka wireless kështu që qasja në internet është shumë e thjeshtë, transmeton Lajmi.net.

Kjo USB që kushton $150 vepron përmes Windows 8.1 dhe ka një procesor 1.3GHz të Intel, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Ekziston një vend për të futur një mikro-kartë SD për hapësirë shtesë dhe një port për USB 2.0.

intel-compute-stick-3intel-compute-stick-4

intel-compute-stick-keyboard-mouse
Compute Stick ka të ndërtuar brenda një Bluetooth 4.0, kështu që ajo mund të lidhet me një mi wireless apo një tastierë të tillë, transmeton Lajmi.net.

Kjo USB është e mirë për t’u përdorur, me të ju mund të shfletoni në web, të shikoni video në YouTube, të dëgjoni muzikë etj., e gjitha kjo vetëm duke e futur në një HDMI port të TV-së apo monitorit.

intel-compute-stick-windows8

Grafika HD e Intel e futur në USB është e mirë për të transmetuar video 1080p HD në YouTube, por jo edhe për të luajtur lojëra.