Unitet i rrejshëm, dallime, përçarje e mosmarrëveshje – LDK drejt ndarjes?

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë “Kurti” shpërfaqi edhe më tej mosmarrëveshjet brenda subjektit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme

10/05/2020 16:06

Inicimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë pjesë e së cilës ishte edhe vetë LDK-ja, bëri që zyrtarë të lartë të kësaj partie, në krye me nënkryetaren, Vjosa Osmani e disa deputeti t’i dalin kundër.
Kundërshtime dhe mospajtimet vazhduan edhe në votimin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Vjosa Osmani dhe disa anëtarë nuk morën pjesë fare në mbledhjen e kryesisë, e ministri aktual i  Mbrojtjes, Anton Quni abstenoi. Por, a po çojën të gjitha këto mosmarrëveshje drejt ndarjes së LDK-së?

Analisti politik, Belul Beqaj, duke folur për lajmi.net, mendon se më mirë është që brenda LDK-së të dalin dallimet sesa të të improvizohet unitet i rrejshme.

Sipas tij, nëse eventualisht zërat që janë konform shumicës eliminohen, është dëshmi dhe indikacion serioz, siç thotë, ai se në fakt po shkelet demokracia e brendshme e LDK-së dhe po errësohet e ardhmja e saj në spektrin politik.

“Më mirë në sipërfaqe brenda çdo partie, prandaj edhe brenda LDK-së të dalin në sipërfaqe dallimet sesa të improvizohen unitet të rrejshme. Në këtë kuadër besoj që LDK-ja është shumë përpara partive tjera në kuptimin e mundësia të zgjedhjes eventuale se në cilin drejtim do të shkojë. A do të jetë rob i mos ndryshimit apo do të bëjë veprime që do të shkojnë në drejtim të ndryshimit, i cili LDK-në e bënë faktor më të rëndësishmesh që është aktualisht. Nëse eventualisht zërat që janë konform shumicës eliminohen, anashkalohen, nëpërkëmben, përdhosën, unë mendojë se është dëshmi dhe indikacion serioz se në fakt po shkelet demokracia e brendshme e LDK-së dhe po errësohet e ardhmja e saj në spektrin politik të Kosovës”, ka thënë Beqaj.

Ndërsa, analisti, Rasim Alija nuk beson që do të ketë ndarje brenda LDK-së. Ai mendon se LDK-ja tashmë ka krijuar imunitet ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të kundërta brenda subjektit.

“Jo besoj që nuk do të ketë ndarje të partisë. LDK tashmë e ka dëshmuar dhe e ka provuar jo vetëm kësaj radhe por edhe në 2007/8 kur është ndër më shumë se gjysma e LDK-së në dyshë. E ka kultivuar dhe po besojë ka krijuar imunitet ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të kundërta brenda subjektit politikë. Dhe në fakt është partia e vetme që e ka këtë frymën e deklaratave ndryshe mirëpo edhe të lejimit të mendimit ndryshe. Kujtojmë këtu një sjellje si të Vjosa Osmanit, jo vetëm tani por edhe në kohën kur pati votuar kundër qeverisë Mustafa, aso kohe nuk e kishte votuar qeverinë Mustafa se bashku me disa deputet të tjerë. Pa marrë parasysh se ka pas deklarime në media për mënjanim të Vjosës, mirëpo ka kaluar pa penalizmi. Në secilin subjekt politik të kishte ndodhur një ngjarja e tillë ishte larguar në mënyre të menjëhershme nga subjekti politik duke ia marrë edhe të drejtën e të qenit anëtare e asaj partie. Pra, LDK-ja e ka lejuar këtë”, ka thënë ai.

Por, sipas tij, e gjithë kjo do t’i sjell kokqarje LDK-së në të ardhmen. Pasi siç tha ai, kjo mund ta komplikojë procesin e sigurimit të votave, në rast se Gjykata Kushtetuese jep dritën e gjelbërt për formimin e qeverisë.

“Besoj që ky kultivim i mendimit ndryshe është vlerë e shtuar për demokratizimin brendshëm të subjektit politikë, në këtë rast e LDK-së. Mirëpo gjithë kjo do t’i sjell kok-qarje shumë të madh gjatë fazave të mëtejme edhe të formimit në tentativë të një qeverie të ardhshme, votimit në Kuvend, nëse Gjykata Kushtetuese jep dritën e gjelbert ose e konsideron si të ligjshme dekretin e presidentit. Mund t’i sjell shumë kok-qarje LDK-së mirëpo mund edhe ta komplikojë procesin tutje të sigurimit të votave. Pra nëse Vjosa Osmani e bënë zgjedhjen e tillë që mund t’i marr 3 ose 4 deputete mund ta komplikojë edhe më tepër votimin e një qeverie të re e rrjedhimisht mund të çoj në përjashtimin zyrtarisht nga subjekti politik. Edhe pse po besoj që LDK-ja edhe kësaj here do të arrij të kontrollojë edhe këtë mendimin ndryshe dhe ta dëshmoj atë lirin që e ka brenda subjektit politik. Besoj që LDK do ta gjej rrugën që edhe kësaj here ta menaxhojë, sepse kësaj radhe megjithat ndryshon pak situata. Sepse nuk ka të bëjë me direkt me çështje brenda partisë për pozita të caktuara, por ka të bëjë edhe me përkrahjen defakto të një ish kandidati për kryeministër. Një deputet edhe një nënkryetare të LDK-së që ka pozitë edhe institucionale ajo është edhe kryetarja e Kuvendin me përkrahjen e një subjekti tjetër politik që nuk i takon. Kjo mund ta komplikojë edhe më tutje procesin, por besoj që LDK do të arrijë ta menaxhojë edhe këtë situatë”, ka thënë Alijaj.

Ndryshe, nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani u deklarua hapur kundër rrëzimit të Qeverisë “Kurti”, me ç’rast ajo dhe dy deputet të tjerë votuan kundër. Për mos rrëzimin e Qeverisë deri në momentin e fundit u mundua edhe Anton Quni. Në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka edhe një mundësi që ta pranojë ofertën e LDK-së, dhe të vazhdohet koalicioni qeverisës. E për këto deklarata të tij pati reagime nga Agim Veliu, i cili tha se Quni s’ka autorizim të ofrojë diçka të tillë.

Mosmarrëveshjet vazhduan edhe më tej, gjatë negociatave për formimin e një qeverie të re. Në mbledhjen kryesisë se LDK-së, ku Avdulla Hoti u votua si i nominaur për kryeministër, Vjosa Osmani u anashkalua, ndërsa Anton Quni abstenoi.

Me këtë propozim, LDK-ja kishte anashkaluar Vjosa Osmanin, kryetaren e Kuvendit. Osmani ishte propozimi i LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e tetorit 2019. /Lajmi.net/