Unioni i Bizneseve shpall konkurs për bursa për studente

Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane me seli në Köln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë, shpallin konkursin për ndarjen e bursave për vajza / studente të vitit të 2-të dhe të 3-të në nivelin Bachelor, të Universitetit Publik të Kosovës për vitin akademik 2016 - 2017.

Lajme

03/03/2016 18:30

Në konkurs mund të paraqiten vetëm studente, pasi Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane, nëpërmjet këtij projekti synon të përkrahë arsimimin e vajzave / grave dhe fuqizimin e tyre. Njofton lajmi.net

Bursat do të dhurohen nga kompanitë shqiptare dhe gjermane anëtare të Unionit të Bizneseve.

Shuma mujore e bursës do të jete 100,00 Euro, për një periudhe 1 vjeçare.

Gjithashtu kriteret që duhet të përmbushin studentët  konkurrent janë:

Aplikimi i plotësuar (shkarko formën këtu)

  1. Të jeni shtetase e Republikës së Kosovës
  2. Nota mesatare të jetë mbi 8-të
  3. Situata ekonomike e familjes: Nga familje pa të ardhura, nga familje me ndihma sociale ose me të ardhura minimale
  4. Të mos jeni përfituese e ndonjë burse tjetër
  5. Të jeni studente e Universitetit Publik të Kosovës, në një nga grupet e profesioneve si më poshtë:

– Mjekësi (infermieri, mami, etj…)

– Inxhinieri në fushën e ndërtimit

– Elektroteknikë

– Teknikë në fushën e ndërtimit

– Shkenca natyrore dhe teknike

– IT

Në kushte të barabarta studentet që kanë anëtarë të familjes së ngushtë të vrarë apo të zhdukur në luftë (nëna, babai, vëllai, motra) dhe studentet me nevoja të veçanta, do të kenë përparësi. lajmi.net