Uniforma e Argjentinës

Kompanitë e veshmbathjeve sportive kanë filluar të prezantojnë fanellat e reja të Kombëtareve për Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Pas asaj të kampionit aktual të botës dhe Evropës, Spanjës, Adidas ka zbuluar edhe uniformën që do ta mbajë Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij në ekipin e Argjentinës. Risi është forma ‘V’ tek jakat si…

Sport

13/11/2013 22:00

Kompanitë e veshmbathjeve sportive kanë filluar të prezantojnë fanellat e reja të Kombëtareve për Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Pas asaj të kampionit aktual të botës dhe Evropës, Spanjës, Adidas ka zbuluar edhe uniformën që do ta mbajë Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij në ekipin e Argjentinës. Risi është forma ‘V’ tek jakat si dhe shiritat ngjyrë të kaltër të cilët vijnë e zbehen.

Po ashtu në fanellë janë të bashkangjitur dy yjet që simbolizojnë dy titujt e kampionit të botës më 1978 dhe 1986. Fanella do të bartet nga Messi – aktualisht i lënduar dhe do të mungojë për dy muaj – dhe bashkëlojtarët e tjerë të tij që synojnë që në Brazil t’i japin fund pritjes së gjatë për titull.

Duke konsideruar kualitetin e ekipit, ata pa dyshim se do të jenë në mesin e favoritëve.