UFO-t arrijnë në Dubrovnik! (Video)

Bregdeti i Kroacisë, shumë shpejtë mund të shndërrohet në vendin e preferuar të gjuetarëve dhe simpatizantëve të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara).

Fun

21/11/2015 11:54

Edhe pse në fillim duket si një helikopter, ky objekt i paidentifikuar fluturues, shihet duke qëndruar mbi sipërfaqen e ujit dhe për një moment zhduket duke u futur në ujë.

Menjëherë pasi që pronari i varkës kishte xhiruar këtë objekt, në afërsi të Dubrovnikut, ka lajmëruar Policisë. Ndërsa bëhet e ditur se ky objekt nuk është regjistruar as nga kontrolli i radarit dhe as nga kamerat vëzhguese, transmeton lajmi.net.

Ka kohë që flitet se rreth 15 km në afërsi të Dubrovnikut ekziston një bazë e UFO-ve nën ujë, pasi që  nuk është kjo hera e parë që shihen objekte të çuditshme me ndriçim në qiell./lajmi.net

Kliko këtu për ta parë videon