Trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it në Jarinjë

Afër pikës kufitare në Jarinjë, në anën serbe tashmë është duke u mbajtur protesta e qytetarëve serbë si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokal të veriut të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në komunat veriore tash e disa ditë. Ndërkaq, në anën kufitare të Kosovës janë parë trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it. Siç është…

Lajme

18/12/2022 14:59

Afër pikës kufitare në Jarinjë, në anën serbe tashmë është duke u mbajtur protesta e qytetarëve serbë si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokal të veriut të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në komunat veriore tash e disa ditë.

Ndërkaq, në anën kufitare të Kosovës janë parë trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it.

Siç është raportuar në media, protestuesit serbë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë serbe për t’u afruar afër kufirit.

Në pamjet e publikuara, disa nga protestuesit serbë janë parë të maskuar dhe duke kënduar këngë për Kosovën.