Tribunali i Hagës anulon lirimin e 2 ish-zyrtarëve të Millosheviqit

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) anuloi sot në apel lirimin e kreut të shërbimeve sekrete serbe dhe ndihmësit të tij në periudhën e presidencës së Sllobodan Millosheviqit dhe urdhëroi një proces të ri gjyqësor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 90.

Lajme

15/12/2015 20:39

 

”Dhoma e Apelit urdhëroi që Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të akuzuar se kanë mbështetur njësitë speciale për kryerjen e krimeve makabre, do të gjykohen sërish për të gjitha akuzat të përfshira në aktakuzë”, deklaroi gjykatësi Fausto Pocar gjatë një audience publike në Hagë.