Trepharm hyn fuqishëm në tregun aziatik (Foto)

Duke pasur parasysh se eksporti si pjesë e ekonomisë është shumë i rëndësishëm për shtetin tonë, Trepharm kompani prodhuese e produkteve farmaceutike në Kosovë, ka filluar këto ditë serinë e eksporteve në vendet aziatike për vitin 2017.

Lajme

07/03/2017 16:12

Produktet e Trepharm-it falë kualitetit dhe besimit të shtuar në konsumin jo vetëm vendor, tanimë do te jenë të pranishme në shumë vende aziatike.

Ky besim vazhdimisht është në rritje sepse kompania vazhdimisht ka investuar në arritjen e standardeve europiane për prodhimin e produkteve farmaceutike EU cGMP duke siguruar certifikata të kërkuara të kualitetit por edhe çmime konkurrente me emra dhe marka te njohura ndërkombëtare.

Ky është edhe një sukses i kompanisë si prodhues vendorë pas një seri eksportesh në vitin 2016.

2-1 4-4-300x200 3-1-300x200 mexhidi-300x200