Trendi i ri ‘ChemSex’, ku bëhet seks me orë apo ditë të tëra, mund të shkaktoj sëmundje si … (Foto)

Një trend i ri i përhapur i cili parasheh që njerëzit të drogohen dhe të bëjnë seks me partner të ndryshëm për orë apo ditë të tëra, mund të jetë shkaktari kryesor i rritjes së përqindjes të infektimeve seksualisht të transmetueshme

Lajme

06/11/2015 10:45

‘Chemsex’, zakonisht përdoret nga homoseksualët, dhe është trend i cili parasheh të merrni një kombinim të drogave – si mephedrone, GHB, GBL dhe crystal meth – e pastaj të bëni seks me orë të tëra, ose edhe me ditë të tëra, transmeton lajmi.net.

Ekspertët kanë thënë se ky trend duhet të bëhet prioritet i shëndetit publik për shkak të rritjes së rrezikut për përfitimin e sëmundjes HIV.

Chemsex fans often take crystal meth, among other drugs

Gjithashtu edhe disa studime tjera të publikuara në British Medical Journal, sugjerojnë që njerëzit të cilët janë pjesë e këtij trendi, jo vetëm që rrezikojnë të fitojnë sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme, por rrezikojnë ta dëmtojnë edhe shëndetin mendor për shkak të varësisë nga droga.

Përdoruesit i referohen kësaj periudhe si ‘ditët e humbjes’ – ku ata nuk flenë apo hanë për 72 orë, si dhe i ndërrojnë mesatarisht 5 partnerë seksual për sesion, e ku seksi i pambrojtur është një prej normave që duhet plotësuar.

Disa ekipe të specializuara kanë bërë të ditur se disa shërbime tanimë janë duke i zhvilluar disa klinika të veçanta për këtë trend të quajtur ChemSex, ku do të mund të ofrojnë mbështetje të shëndetit mendor dhe ti ndihmojnë ata të largohen nga ato droga.

Disa hulumtues tjerë kanë thënë se ChemSex e krijon një ‘stuhi perfekte’ për transmetimin e të dy sëmundjeve, HIV-it dhe Hepatitit C.

Hannah McCall, infermiere, ka bërë të ditur se ky trend është i përhapur kryesisht tek meshkujt me orientim seksual homoseksual, por shumë shpejt mund edhe të përhapet në komunitetin e heteroseksualëve. /Lajmi.net