Tregu kosovar vërshohet nga paratë e falsifikuara, kapen mbi 2 mijë euro brenda 24 orëve të fundit

Në tregun kosovar po qarkullojnë me të madhe paratë e falsifikuara. Kjo për faktin se policia ka bërë të ditur se për 24 orë në Prishtinë janë kapur 1 mijë e 226 euro të falsifikuara. Lidhur me këtë një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me…

Lajme

17/11/2023 09:10

Në tregun kosovar po qarkullojnë me të madhe paratë e falsifikuara.

Kjo për faktin se policia ka bërë të ditur se për 24 orë në Prishtinë janë kapur 1 mijë e 226 euro të falsifikuara.

Lidhur me këtë një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në kryeqytet është raportuar edhe për një rast tjetër të falsifikimit të parave, ku një person ka bërë të ditur se ka pranuar kartëmonedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë e 120 euro.

Policia bëri të ditur se rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/