Tre hapa për të mësuar një gjuhë të re

Është shumë e vështirë të mësoni një gjuhë të re kur nuk mbani kurse, apo kur ju duhet të mësoni nga shtëpia.

Lifestyle

26/02/2018 13:03

Megjithatë, ata që ia kanë dalur ta bëjnë këtë gjë, tregojnë për tre hapa të thjeshtë që duhet të ndjekni dhe që padyshim ju sjellin sukses, shkruan lajmi.net

Hapi i parë është të mbani mend çdo fjalë që e mësoni. Përsëriteni atë çdo ditë derisa të jetë e njohur edhe për veshin tuaj ta dëgjojë.

Hapi i dytë është të jeni aktiv në biseda me njerëz të tjerë të cilët e flasin atë gjuhë. Kështu do ta keni më të lehtë inkuadrimin në mësimin e gjuhës së re.

Hapi i tretë është të filloni të lexoni fjalë, të dëgjoni video, të shikoni edhe filma në atë gjuhë. Shikoni videon për më shumë detaje. /Lajmi.net/

YouTube player