Trabzonspor arrin marrëveshje me Bruno Peres dhe Gervinho

Skuadra turke, Trabzonspor ka bërë hapin e parë duke arritur marrëveshje me dy futbollistë të Serie A.

Sport

16/05/2021 11:00

Fjala bëhet për anëtarin e Romës, Bruno Peres dhe anëtarin e Parmas, Gervinhon.

Sipas gazetarit të “Tuttomercatoweb”, Raimondo De Magistris, klubi turk tashmë ka arritur marrëveshje me dyshen, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të  ditur edhe presidenti i Trabzonspor, Ahmet Agaoglu.

“Do ti përfundojmë detajet e fundit me të dy në një marrëveshje brenda 10 ditësh”, konfirmoi Agaoglu./Lajmi.net/