Toniku i fytyrës me qumësht, kamomil dhe mjaltë – Përgatitja në shtëpi

Si të përgatisni vetë qumështin tonik për pastrimin e fytyrës.

Lifestyle

18/03/2021 10:55

E dinit që kamomili nuk është vetëm një lule me veti të mëdha kurative dhe medicinale, por ka edhe veti të fuqishme kozmetike?

Bëhet fjalë për një përbërës perfekt për përgatitjen e një qumështi pastrues të bërë vetë, ransmeton lajmi.net.

Mjaftojnë vetëm disa lule kamomili për të përftuar një qumësht pastrues natyral dhe me kosto të ulët krahasuar me ato që gjenden në treg dhe që janë të një cilësie të lartë:

Përbërësit:

150 ml qumësht (i skremuar)

Një lugë kafeje me lule kamomili të thata

Një lugë gjelle gjethe menteje

Një lugë mjaltë

Përgatitja:

Hidhni në një tenxhere të vogël ujë dhe vendoseni të ziejë. Merrni qumështin, lulet e kamomilit, gjethet e mentes dhe vendosini në një enë qelqi në mënyrë që të përgatisni një banjëmari.

Lëreni përbërjen në banjëmari për gati gjysmë ore në mënyrë të tillë që qumështi t’i përthithë mirë të gjithë elementet ushqyes të mentes e kamomilit dhe herë pas here, përziejini.

Më pas, kulloni përbëjren me një sitë të imët dhe lëreni të ftohet. Shtoni një lugë mjaltë, përziejeni dhe qumështi juaj pastrues është gati, i realizuar në shtëpi me përbërës natyralë.

Ai mund të ruhet në frigorifer deri në 3-4 ditë, pasi është i realizuar me përbërës natyralë dhe nuk përmban konservues. /Lajmi.net/