Timonie: Partitë shqiptare në Maqedoni të mendojnë për qytetarët, jo për ‘ndarjen e tortës’

Partitë shqiptare të mos mendojnë vetëm “për ndarjen e tortës”, por edhe për interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Kështu tha ambasadori i Republikës së Francës në Shkup Kristian Timonie, në emisionin “Arena” në televizionin Shenja.

Lajme

04/04/2017 23:34

Ai tha gjithashtu se duhet të arrihet drejtësia për të gjitha padrejtësitë ndaj shqiptarëve, qoftë nëse ka dyshime për një gjë të tillë.

“Partitë shqiptare duhet të flasin me partitë maqedonase, që të gjejnë  kuptimin e interesit të përgjithshëm, e poashtu ka edhe shumë padrejtësi që duhet të  riparohen qoftë  ato reale apo të konsideruara, por pikënisja duhet bërë nga interesi i përgjithshëm, i cili nuk është  koleksion i interesave  të veçanta, e në anën tjetër nëse është  thjesht zanati për të ndarë  tortën, mendoj se nuk duhet bërë politikë me këtë”, deklaroi ambasadori francez, Kristian Timonie.

Ambasadori Timonie shtoi se politikanët shqiptarë duhet të arrijnë marrëveshje jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e komunitetit të tyre, por edhe për interesin e përgjithshëm të shtetit dhe shoqërisë.

“Gjëja më e rëndësishme është definimi i interesit të përgjithshëm, komuniteti shqiptar duhet bërë shumë gjëra, marrë parasysh situatën e tyre politike, e mbi të gjitha interesin e përgjithshëm të shtetit. Mendoj që  gjë ja më e mirë  tek politikanët e vërtetë  shqiptarë është kur ata arrijnë të bien në ujdi të  mbrojnë  interesat e komunitetit , por poashtu edhe interesat e përgjithshme që  kanë  të  bëjnë me shtetin”, u shpreh ambasadori Timonie.