Thorgan Hazard konsideron largimin nga Chelsea

Vëllai i Eden Hazardit, Thorgan Hazard është duke e konsideruar largimin nga skuadra e Chelseas, gjithnjë sipas raporteve të bëra nga mediat angleze.

Sport

10/12/2014 16:24

Thorgan Hazard sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Chelsea gjatë verës, kështu thotë e përditshmja angleze, The Daily Star.

Ai ka kaluar dy sezone në formë huazimi te skuadra belge, Zulte Waregem, para se këtë sezon të huazohet te skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach.

Ai dëshiron të largohet nga Blutë e Londrës, që të transferohet te skuadra e tij aktuale, Monchengladbach, me të cilën është duke kaluar në një formë mjaft të mirë.