Thiem – Zverev, ky është finalisti i dytë në Australian Open

Është kompletuar finalja e Grand Slam turneut të tenisit në Australian Open.

Sport

31/01/2020 14:07

Dominic Thiem ka kaluar në finalen e Grand Slam turneut të tenisit në Australian Open.

Bartësi i katërt u rikthye pasi humbi setin e parë duke fituar në fund me rezultat 3-6, 6-4, 7-6, 7-6 kundër Alexander Zverev në tri orë e 42 minuta lojë në Rod Laver Arena, transmeton lajmi.net.

Kjo është hera e parë që austriaku arrin finalen e Australian Open. Në finale, ai do të ndeshet me shtatë herë kampionin, Novak Djokoviq.

26 vjeçari në të kaluarën kishte qenë finalist i mposhtur në dy Grand Slam turne nga Rafael Nadal në Roland Garros më 2018 dhe 2019. /Lajmi.net/