Thiago Motta arrin marrëveshje me Bolognan për postin e trajnerit

Thiago Motta ka arritur marrëveshje me skuadrën e Bolognas që ai të jetë trajneri i ri i skuadrës së Serie A. Ish-lojtari i Paris Saint Germain dhe Inter dëshiron që karrierën e tij ta vijojë si drejtues, transmeton lajmi.net. Siç raporton Fabrizio Romano, Motta në orët e ardhshme do ta nënshkruajë kontratën me Bolognan. Ardhja…

Sport

09/09/2022 12:14

Thiago Motta ka arritur marrëveshje me skuadrën e Bolognas që ai të jetë trajneri i ri i skuadrës së Serie A.

Ish-lojtari i Paris Saint Germain dhe Inter dëshiron që karrierën e tij ta vijojë si drejtues, transmeton lajmi.net.

Siç raporton Fabrizio Romano, Motta në orët e ardhshme do ta nënshkruajë kontratën me Bolognan.

Ardhja e tij në stol do ta zëvendësojë Sinisa Mihalovicin e shkarkuar. /Lajmi.net/