Thaçin e Haradinajn i bashkon dhimbja në Studime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të ndalet deri në zbardhjen e plotë të krimeve të shkaktuara nga ushtria serbe.

Lajme

02/05/2016 14:03

Ai këto komente i ka bërë në përkujtimin e masakrës së Studimes në Komunën e Vushtrrisë, njofton Klan Kosova.

Thaçi shtoi se maskara të tilla janë dëshmia më e mirë se sa shtrenjtë është paguar çmimi i lirisë.

Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me 2 maj të vitit 1999 në Studime ishin vrarë  116 civilë shqiptarë.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do ndodh edhe këtë vit.

0