“Tendenca dashakeqëse”, Sveçla reagon pasi skenat e dhunës në SHBA u krahasuan me ato të VV-së

Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e VV-së, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj krahasimeve që po i bëhen skenave të dhunës në Kongresin amerikan, me skenat e hudhjes së gazit lotsjellës në Kuvend nga partia e tij.

Lajme

09/01/2021 23:48

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla këto krahasime i ka quajtur “tendenca dashakeqëse”, duke bërë edhe dallimet mes këtyre dy ngjarjeve.

“Ditëve të fundit, pas shkeljes së integritetit të Kongresit dhe Senatit amerikan, ka tendenca dashakeqëse të krahasojnë këtë sulm kriminal me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Po them dashakeqës sepse nuk ka asgjë të ngjashme mes këtyre dy ngjarjeve”, ka shkruar ai.

“Së pari në shtëpinë e përfaqësuesve në Ëashington, banda të organizuara sulmuan ndërtesën dhe seriozisht rrezikuan jetën e senatorëve, kongresmenëve dhe personalit”, shton Sveçla.

“Hedhjen e gazit në parlamentin e Kosovës e kemi bërë ne përfaqësuesit e popullit të Kosovës dhe askush nuk ka hyrë me dhunë nga jashtë”, ka thënë ai.

Madje Sveçla arsyeton veprimet e VV-së duke thënë  se u bënë për të mbrojtur tokën e Kosovës.

“Motivi i sulmit në Ëashington ishte mbajtja e pushtetit me çdo kusht të një personi që humbi zgjedhjet e lira atje, kurse ne bëmë aksion simbolik për të mbrojtur 8200 hektar të territorit të vendit tonë. Për dallim nga atje, edhe pse padrejtësisht, në momentin kur qeveria legjitime Kurti u rrëzua, ne paqësisht dorëzuam detyrën”, ka shkruar ai.

“Nga dhuna në Kapitoll, pesë jetë u humbën, mes tyre edhe një polic, kurse nga aksioni yne me gaz lotsjellës nuk u dëmtua askush”, shton ai.

“Poqese dëshirojmë një krahasim meritor, atëherë ai duhet bërë me hyrjen e bandave fashiste në parlamentin e Maqedonisë në prill të 2017-tës, të cilët dhunshëm deshën të ndalin bërjen e një shqiptari, kryetar legjitim të këtij parlamenti”, ka shkruar Sveçla

“Pra, krahasimet në këtë rast tregojnë shumë për këdo që i bën ato”, përfundon Sveçla. /Lajmi.net/