Televizioni amerikan “Fox News” ia ndryshon emrin Serbisë

Mediat serbe kanë reaguar pas artikullit të gazetares së "Fox News", Holli McKay e cila iu referua Serbisë si "Serkosovobia".

Lajme

08/01/2019 08:04

Një prej shtëpive më të mëdha mediale amerikane, “Fox News” në një artikull ku shkruan se presidenti amerikan, Donald Trump pajtohet për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës, e quan Serbinë – Serkosovobia.

Mediat serbe kanë shtruar pyetjen nëse bëhet fjalë për një gabim apo provokim, transmeton lajmi.net.

Në artikullin e gazetares, Hollie McKay thuhet se administrata e presidentit Trump dëshiron ta fitojë një tjetër poen politik andaj ka inkurajuaj liderët e “Serbisë dhe Kosovës të nënshkruajnë marrëveshje të paqes në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan ajo.

“Problemet shumëvjeçare mes Kosovës dhe Serkosovobisë së fundmi janë bërë intensive sa që mund të nxisin përleshje të armatosura”, shtoi ajo.

Duke u bazuar në burime anonime, ajo shton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundmi ka udhëtuar në Gjermani ku është takuar me ambasadorin amerikan të atij vendi, Richard Grenelo për të konsideruar mundësinë që Prishtina ta zbresë taksën ndaj mallrave serbe, duke sjellë zbutjen e tensioneve, përcjell lajmi.net.

Burimi i “Fox News” ka vlerësuar se Trump i është përgjigjur të dyja palëve në formë të mbështetjes nga Washingtoni për të arritur një marrëveshje. “Nëse të dyja palët pajtohen, ai do ta mbajë marrëveshjen. Për dallim nga BE-ja, gjithçka është në tavolinë”, shkroi ajo. /Lajmi.net/