Të vrarët e Kumanovës: Familjarët të shqetësuar me vonesën e rezultateve të autopsisë

Familjarët e të vrarëve në Kumanovë kanë shprehur shqetësimin e tyre në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KLMDNJ) për vonesën e rezultateve të autopsisë, konkretisht rrethanave të vrasjes së familjarëve të tyre ne Kumanovë.

Lajme

10/09/2015 07:42

Behxhet Shala, në një bisedë për “Epokën e re”, e ka vlerësuar të paarsyeshëm mospublikimin e rezultateve të autopsisë për viktimat e ngjarjeve të Kumanovës. Ai ka thënë se vonesat dhe heshtja lidhur me këtë çështje janë duke u bërë qëllimisht.

Shala u ka bërë thirrje autoritete shtetërore që nëpërmjet kanaleve diplomatike të marrin raportin e autopsisë në mënyrë që familjarët t’i heqin dilemat dhe ta dinë të vërtetën se si janë vrarë anëtarët e familjes së tyre.