Të vrarë edhe kryeredaktori dhe tre redaktorë të revistës “Charlie Hebdo”

Katër nga personat e vrarë sot në sulmin terrorist të kryer në Paris ndaj revistës satirike "Charlie Hebdo", janë karikaturistë të njohur, përfshirë edhe kryeredaktorin, Stephane Charbonnier. 

Bota

07/01/2015 15:20

Mediat franceze kanë njoftuar se tre karikaturistët e tjerë të vrarë në sulmin terroristë janë redaktorët Cabu, Tignous dhe Wolinski.

Ndryshe në këtë sulm terrorist,  që dyshohet të jetë kryer nga militantë islamikë, kanë vdekur 12 persona, ndërsa 10 të tjerë mbetën të plagosur, pesë prej të cilëve janë në rrezik për jetë.    

Të përjavshmes satirike franceze i ishte vënë zjarri edhe në nëntor të vitit 2011, një ditë pas botimit të karikaturës së Profetit Muhamed.

Karikatura e javës së kaluar që u botua në revistën “Charlie Hebdo”, ishte ajo e liderit të “Shtetit Islamik”, Ebu Bekr el-Bagdadi, i cili nga autoritetet franceze dyshohet të jetë edhe nxitësi dhe organizatori i këtij sulmi terrorist.