Të suksesshëm, por të pashkolluar

Kur mendojmë për njerëzit e suksesshëm atëherë mund të na shkojë në mendje shkollimi që ata mund ta kenë ndjekur.

Fun

18/08/2016 13:04

Por, jo gjithmonë shkollimi është faktori kyç i suksesit të tyre, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të kuptoni për disa të kamur në para dhe shumë të suksesshëm të cilët nuk kanë ndjekur shkuar në Universitet e madje disa as në shkollë të mesme.

  1. Richard Branson

Në ditën e tij të fundit në shkollë, mësuesi i tij i kishte thënë se ai o do të përfundonte në burg o do të mëhej milioner. Ai e filloi biznesin e tij të parë në moshën 16 vjeçare dhe tani pasuria e tij sipas Forbes vlen hiç më pak se 3.1 miliardë euro.

  1. Sabirul Islam

25 vjeçari kishte filluar biznesin et ij në moshën 14 vjeçare dhe dy vjet më pas u punësua nga biznesmeni Merill Lynch.

Që nga ajo kohë ai ka shkruar libra motivues dhe ka lansuar fushata të ndryshme në mënyrë që t’i inspirojë të rinjtë që t’i ndjekin ëndrrat e tyre sipërmarëse.

  1. Jamal Edwards

Ai filloi që ta filmojë veten duke bërë ‘freestyle’ në dhomën e tij të gjumit dhe i lansonte këto video në YouTube, por ideja e tij u rrit kështu që ai themeloi një komani e tani si një 25 vjeçar ai ka 8 milionë euro pasuri.

  1. Sophie Turner

Aktorja e Game of Thrones që është vetëm 19  vjeçe gjatë setin e xhirimit në mënyrë që ta merrte diplomën e shkollës së mesme.

  1. Michael Cain

Legjenda e filmit e ka braktisur shkollën në moshën 16 vjeçare dhe kreu shërbimin kombëtar në Luftën e Koresë para se ai kthehej në vendlindje kur filloi të merrte role të vogla në teatër.