Të qarat në xham detyrojnë pilotin të kryej ulje emergjente në Londër

Aeroplani i “American Airlines” gjatë fluturimit 199 nga Milano në Nju Jork, ishte detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Heathrow të Londrës, pasi ishte shfaqur disa të qara në xhamin e përparmë.

Bota

29/11/2015 12:19

Aeroplani në të cilin ishin 195 pasagjerë së bashku me ekuipazhin, ka aterruar në aeroportin e Londrës pas më shumë se një orë e 20 minuta fluturim. Ulja e paplanifikuar ka shkaktuar të qara edhe më të mëdha të xhamit kryesor, transmeton lajmi.net.

Një anëtarë i ekuipazhit të kabinës, Jack Hadok, kishte fotografuar të qarat në xham, të cilat nuk dukeshin të parrezikshme, edhe pse ulja ishte kryer pa ndonjë vështirësi. Fotografinë e aeroplanit Boeing 767-300 e kishte postuar në llogarinë e tij në Twitter.

“Kam qenë në aeroplan. Ulja është kryer në mënyrë të përkryer sipas rregullave”, kishte shkruar mbi fotografinë e postuar Jack Hadok. (lajmi.net)