Të dënuar, mirëpo talentë – këto janë pikturat nga të burgosurit në Kosovë

Sot në ndërtesën e Qeverisë, ish Pallati i Rilindjes,  për nder të shënimit të njëzetvjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve kulturore, SHKK ka hapur një ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve.

Lajme

20/11/2019 14:19

Paraprakisht ekspozita ishte hapur në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, në Qendrën e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, për t`u përfunduar në Prishtinë.

Në këto ekspozita u prezantuan punimet, në të cilat personat e burgosur shprehin botën e tyre të brendshme apo edhe pendimin në lidhje me atë që ka ndodhur.

Punimet e tyre paraqesin qartë, se këta persona tani mendojnë dhe sillen ndryshe, si dhe janë të përgatitur për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar që të luaj rolin e saj për ti ndihmuar të burgosurit që të ndryshojnë pozitivisht dhe të përgatiten për riintegrim në shoqëri, si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë dhe rrethin ku do të jetojnë.