Të brendshmet 10 milionëshe

Candice Swanepoel ka qenë protagoniste e spektaklit Victoria’s Secret Fashion Show 2013, që u mbajt të mërkurën mbrëma në Manhattan të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   Ajo vlente miliona dollarë me pamjen e saj mbresëlënëse. Por, nuk mjafton vetëm bukuria dhe trupi i saj. Po flasim për të brendshmet e saj…

ShowBiz

14/11/2013 16:00

Candice Swanepoel ka qenë protagoniste e spektaklit Victoria’s Secret Fashion Show 2013, që u mbajt të mërkurën mbrëma në Manhattan të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E meriton, pa dyshim

 

Ajo vlente miliona dollarë me pamjen e saj mbresëlënëse. Por, nuk mjafton vetëm bukuria dhe trupi i saj. Po flasim për të brendshmet e saj prej xhevahiri, që vlenin 10 milionë dollarë, produkt i ‘Royal Fantasy Bra’.

Pozicion krenar, qëndrim dinjitoz, shikim depërtues.

 

Pas Miranda Kerr, Tyra Banks, Gisele Bündchen, Heidi Klum, Alessandra Ambrosio, Adriana Lima e Claudia Schiffer, 25 vjeçarja e vazhdoi prezantimin e veshjeve milionëshe të brendit ‘Bra’.

Mbani frymën miq!

 

Këtë vit, materiali i quajtur ‘The Royal’, ishte dizajnuar nga argjendari me bazë në Zvicër, Mouawad. Kjo veshje përbëhet nga 4,200 gurë të çmueshëm nga e tërë bota, përfshirë këtu rubin, diamante dhe safirë të verdhë.

S’ka kthim mbrapa.

 

Në pjesën e poshtme, shihet një rrip, i cili është i përbërë nga ari, që i rri mjaft mirë Candice. Bukuroshja e lindur në Afrikën e Jugut kishte veshur dorëza të bardha dhe një palë këpucë ngjyrë kuqe të mbylltë.

Tri shoqe kollomoqe.