Të arrestuar për të shtëna në dasma në Sllatinë të Vushtrrisë dhe në Mitrovicë

Të shtënat me armë zjarri në ahengje familjare kanë vënë sot në pranga edhe dy veta – njërin në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë dhe tjetrin në lagjen 2 Korriku në Mitrovicë.

Lajme

12/08/2015 20:32

Te dy të dyshuarit për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar armë – te i pari një pushkë automatike dhe te i dyti një pistoletë.

Të shtënat nëpër ahengje familjare janë të shpeshta në vend, por gjithashtu të përditshme janë edhe raportet për të arrestuar për këto vepra