Taksa për Rrugën e Kombit, Berisha i përgjigjet Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me daljen publike mbrëmjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Opinion’ ku foli për taksën në Rrugën e Kombit.

Lajme

06/04/2018 08:56

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha thekson se Rama mori një grusht turinjve nga banorët e Kukësit.

Po ashtu ai iu përgjigj akuzave të kryeministrit për Rrugën e Kombit, se nuk ka pasur studim gjeologjik.
29791936_985039184990322_6173682971631943680_n
REAGIMI I BERISHËS
Nje ordiner apo piktori deshtak ne “Opinion”!
Te dashur miq, grushti turinjve qe mori ne Kalimash ja ka tretur mendjen piktorit deshtak, i cili filloi dhe mbaroi Opinion-in me tabelen e shumezimit duke perseritur si papagall nje lapsus qe eshte bere thelbesor ne psiqiken e tij te semure.
Duhet te jesh se paku analfabet, per te mos thene dhe maskara apo dhe me keq, qe te shprehesh se:
1- Rruga e Kombit eshte bere pa studim gjeologjik, se rruga e Elbasanit eshte bere pa studim gjeologjik.
Vetem nje mendje e semure me zero njohuri ne ndertime kontrata etj etj mund te pretendoje nje marrezi te tille
2- se qenka hapur tender per mirmbajtjen e Rruges se Kombit me vleren 8.5 euro, gje qe nuk ka ndodhur kurre, por qe aq shume eshte trembur dhe trullosur nga goditja qe mori sa tani kerkon te mbrohet me trillimet e tij
3- Rruga e Kombit mund te shpetohet vetem me ‘taksen plaçke’ dhe jo me taksen e qarkullimit, te cilen e ka trefishuar.Nderkoh ligji i vendit ne menyre taksative percakton perdorimin e takses se qarkullimit vetem per mirmbajtjen e rrugeve.
Dhe se
4- Rruga alternative nuk eshte kusht per vendosjen e pagesave ne autostrada.
Nje deklarate te tille mund ta beje vetem nje njeri difiçitar qe thote se “ç’me duhet mua se çfare them une”! sb