Takohen Ademi dhe Infantino, zvicerani theksoi mbështetjen e FIFA-së për FFK-në

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino, në Doha të Katarit.

Sport

12/02/2021 15:16

Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Doha ka zhvilluar takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Gjatë bashkëbisedimit numri një i FIFA-së si çdoherë tregoi afërsinë me presidentin Ademi dhe përkushtimin e tij për FFK-në, duke u interesuar deri në detaje për aktivitetin e FFK-së, veçmas në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.

Infantino edhe një herë shprehu respektin maksimal për komunitetin e futbollit në Kosovë dhe ofroi mbështetje për FFK-në.

Të dy presidentët shprehën shpresën që së shpejti do të tejkalohet sfida globale me pandeminë Covid-19 dhe të gjithë do t’i rikthehemi normalitetit dhe spektaklit në stadiumet e futbollit./Lajmi.net/