Takimi i përbashkët, mundësia e fundit

Një takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve të PDK-së dhe bllokut LDK-AAK-Nisma, mund të realizohet këtë javë, në zyrat e Presidentes Atifete Jahjaga.

Lajme

04/11/2014 13:49

Ky të paktën është sugjerimi i këshilltarit të Presidentes,  Arbër Vllahiut, i cili tha se një takim sy-më-sy i oponentëve politikë, mund të shërbente për daljen nga kjo bllokadë.

Ai në një prononcim për Radio Kosovën tha se një takim i përbashkët i liderëve të partive parlamentare, i përgatitur mirë dhe me shprehje të gatishmërisë së tyre për të tejkaluar mospajtimet, do të mund të sillte zgjidhjen.

Vllahiu, megjithatë, nuk ka precizuar nëse Presidentja do ta thërras një takim të tillë, por tha se po hyjmë në periudhën kur po thellohet kriza, jo vetëm institucionale por edhe buxhetore.