Superfuqia e Mourinhos, e pandalshme (Video)

Chelsea ka shënuar fitore solide me një performancë briliante në shtëpi kundër skuadrës së West Bromit me rezultat 2-0.

Sport

22/11/2014 17:47

Ndeshja filloi në mënyrë perfekte për djelmoshat e Mourinhos. Në minutën e 11’ Diego Costa e ndal mirë një top nga Oscari duke shënuar për epërsinë e Bluve.

Në minutën e 25’ Hazard shfrytëzon mirë një asistim nga Cesc Fabregas duke shënuar për 2-0. Sikur nuk mjaftonte me kaq, mysafirët në minutën e 29’ mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Yacob ndëshkohet me karton të kuq.

Deri në fund Chelsea pati raste tjera për shënim, por nuk arriti të tundte rrjetën e mysafirëve. Me këto tre pikë, Blutë janë në kuotën e 32 pikëve, duke kryesuar të vetëm në tabelën e Premier Ligës, me asnjë humbje ende në këtë sezon.

Video