Super Viva, partneri më i ri i Kartelës MANA

Programi MANA vazhdon të zgjerohet edhe më shumë. Nëse me Kartelën MANA ju kanë munguar blerjet në markete, atëherë ky problem më nuk ekziston.

Lajme

08/08/2016 13:31

Që nga tash, anëtarët e programit MANA kanë edhe një arsye shtesë që t’i gëzohen kartelës që mbajnë, pasi që mund të përfitojnë pikë për çdo blerje duke vizituar rrjetin e marketeve, SUPER VIVA.

Pra, duke filluar nga tash, ju si anëtarë i MANA-s, tregoni kartelën tuaj në çdo blerje, në të gjitha pikat e shitjes të Super Viva dhe grumbulloni pikë në blerjet tuaja të përditshme.

Prandaj, të gjithë ju që nuk jeni pjesë e MANA-s, vizitoni pikat e Super Viva dhe bëhuni anëtar.

Kartela MANA është kartela e vetme e shpërblimeve me partneritet në Kosovë. Regjistrimi dhe mirëmbajtja e kartelës MANA janë falas për të gjithë anëtarët. Përdoreni kartelën tuaj MANA në çdo blerje dhe përfitoni nga ofertat e shumta.

Të kujtojmë se partnerët e deritanishëm të programit MANA janë: VALA – Telekomi i Kosovës, HIB Petrol, Super Vi, GAvaMA Electronics, ALTAVIA Travel, ALDEX Qeramika, SACH Pizza, Sport Vision – AS Sport, Little Big, Gentli Shoes ,Prince Coffee House, Ora Watches, SIRIUS Wine, Lighthouse studio, Taxi DALLAS, Preciosa dhe ILIRIA Dent.

Për më shumë informata vizitoni www.mana.cards